Kjo është deklarata e Armand Dukës për largimin e Gianni De Biasit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në konferencë për media pas largimit të Gianni De Biasit nga Kombëtarja shqiptare.

Numri një i futbollit shqiptar, Aramnd Duka, ka falënderuar Gianni De Biasin për punën që ka bërë në Kombëtaren shqiptare nga viti 2011.

“Dua të falënderoj trajnerin për kontributin në ekipin Kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF. Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë patur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni ”, ka deklaruar Duka.

De Biasi

“Kur emëruam zotin De Biasi në krye të Kombëtares, edhe pse kishim disa alternativa, besuam se do të arrinim diçka. Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëmë mirë dhe bëmë zgjidhjen e duhur.”, ka shtuar ai.

Për Dukën, De Biasi është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Italiani arriti të shkruaj historinë ke kuqezinjtë duke u kualifikuar në kampionatin Evropian ‘Franca 2016’.

“Edhe pse nuk kam thënë asgjë se kontrata duhet të vazhdojë. Duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej”, tha Duka.

“De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja umane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq”, përfundoi Duka.

Kjo është letra e plotë e De Biasit që e përloti italianin: Asgjë nuk e shkëput lidhjen time me kombin tonë!

Duka mesazh emocionues pas largimit të De Biasit