Kjo është data e prezantimit të Cristiano Ronaldos në klubin e ri

Informacione të reja kanë dalur në pah në lidhje me marrëveshjen e mundshme të Cristiano Ronaldos me klubin nga Arabia Saudite, Al Nassr. 

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, një person i besuar i Ronaldos ishte në Riad për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës, shkruan Gazeta Olle.

Sipas së njëjtës gazetë, arabët e kanë programuar prezantimin e CR7 në ditë e parë të viti të ri, pra më 1 janar.

Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy të tjerë.

“Marca” nënvizon gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, klubi saudit do të tentojë edhe nënshkrimin me Sergio Ramosin, aktualisht në fund të kontratës me Paris Saint-Germain. /Gazeta Olle/

Valmir Veliu fantastik, shënon gol të bukur në Superligën e Turqisë

Zyrtare: Nuk ndalet FC Ferizaj, prezanton transferimin e dytë brenda ditës – përforcohet edhe më tej mbrojtja