Ndeshja e dytë finale e futsallit, ndërmjet Liburnit dhe Feniksit do të zhvillohet të mërkurën. Kështu bënë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.
“Nesër më 20 maj, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë do të zhvillohet ndeshja e dytë finale në futsall ndërmjet skuadrës “Liburni” nga Gjakova dhe “Feniks” nga Drenasi. Të ju rikujtojmë se ndeshjen e parë e fitoi “Liburni”, ndërsa skuadra që siguron dy fitore shpallet kampion i Kosovës në futsall. Ndeshja fillon në orën 20.30 dhe luteni që ta ndiqni këtë ndeshje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Nëse Liburni fiton, atëherë gjakovarët do të shpallen kampion.