Kjo është brenga më e madhe e Bunjakut

Albert Bunjaku e ka përmendur edhe një herë faktin negativ të miqësoreve.

Sipas tij, mos-zhvillimi i ndeshjeve testuese është shqetësues për ekipin.

“Është shumë vështirë për ne që nuk po luajmë miqësore. Turqia ka luajtur vazhdimisht dhe ka bërë përgatitje të jashtëzakonshme. Ne e dimë vështirësinë, e dimë çfarë na pret”.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi në ngritje. Pavarësisht me kë luajmë, ne dimë të krijojmë raste, të krijojmë aksione dhe të bëjmë lojë të organizuar”, tha Bunjaku.

Turiqa do të luajë ndeshje miqësore me Maqedoninë, ndërsa Kosova nuk e ka zhvilluar asnjër miqësore në këtë fazë eliminatore. /olle/