Përveç rezultat 1-0 në të mirë të mysafirëve, PSG ka humbur edhe yllin e saj Lionel Messi.
Argjentinasi nuk arriti të bëjë asgjë në pjesën e parë, ndërsa është zëvendësuar pas 45 minutash, për shkak të dhimbjeve.
Kjo do të thotë që ende Messi nuk e ka gjetur golin e parë në kampionatin francez.
Në vend të tij në fushë është futur Mauro Icardi, i cili kthehet në fushë pas problemeve familjare.