FA angleze ka vendosur që të lejojë një numër të konsiderueshëm tifozësh në stadiume, përcjellë Gazeta Olle.
Shikuesit do të mund të rikthehen në tribuna me fillim nga data 4 dhjetor 2020.
Takimi i parë i cili do të luhet në prani të shikuesëve do jetë: West Ham – Manchester United.
Ndeshja tjetër që do të luhet me prezencë të tifozëve në stadium do jetë ajo mes Chelseas dhe Leeds United.