Malisheva ka qenë një nga befasitë e këtij edicioni në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Pozita e 4-të me vetëm dy pikë larg kreut të tabelës, bëjnë këtë skuadër ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në elitë, shkruan Gazeta Olle.
E nga futbollistët kryesor të kësaj skuadre padyshim që është ish futbollisti i shumë skuadrave kosovare, përfshirë Prishtinën dhe Vëllaznimin, Nikollë Dushi.
Ky i fundit, në fillim të edicionit të ri në futbollin kosovar, kishte paralajmëruar pensionim nga futbolli aktiv.
Por një ofertë e Malishevës kishte bërë që të ndryshoi mendim.
Sulmuesi nga Gjakova tashmë ka shënuar 10 gola në 16-të ndeshje në Ligën e Parë.
Kështu, Dushi është golashënuesi më i mirë në rangun e dytë të garave të futbollit vendor.