Kishte mundësi të kompletonte het-trikun, Mazrekaj tregon pse nuk i gjuan më penalltitë

Mentor Mazrekaj ishte një nga protagonistët kryesor të barazimit të Laçit 3-3 përballë Tiranës.

Në një intervistë për “Oversport”, kapiteni i kurbinasve, Mentor Mazrekaj, u shpreh i lumtur për këtë pikë të marrë në transfertë ndaj kampionëve të Shqipërisë.

“Mendoj se në këto momente të vështira, edhe një pikë ndaj Tiranës kampione është shumë e mirë.

Kam humbur 2-3 penallti dhe kam vendosur mos t’i gjuajë më.

Në Shqipëri po të kesh ecuri të keqe s’është gjë e mirë, por nuk kishim as fat. Shpresoj që pas kësaj gjëje të ndryshojnë gjërat.

Ne do e ndjekim çdo trajner, këdo që do të na vendosi klubi. Ne nuk ka pse të mos na pëlqejë trajneri.

Të them që është tentativë drejt portës nga 40 metra distancë, atëherë gënjej. Por unë e hedh topin gjithmonë drejt portës.

Kemi 7 ndeshje që nuk luajmë me të njëjtit mesfushorë. Çdo ndeshje rotacion nuk është gjë e mirë.

Është viti 3 që jam te Laçi. Me 2 pikë me 3 pikë, me Kupat e Europës. Deri sa ta kuptojnë lojtarët e rinj mentalitetin. Mendoj se do të shihni një Laç tjetër”, u shpreh Mazrekaj.

Nga masakra e 26 marsit, te historia në Evropë, “Goal” i dedikon një artikull suksesit të Ballkanit

Kosova pëson humbje me përmbysje nga Ukraina