Kishin probleme shëndetësore, shihni momentin se si lojtarët e Vllaznisë marrin serum (Foto)

Gjatë ditës së djeshme lojtarët e Vllaznisë kanë përjetuar preobleme shëndetësore gjatë grumbullimit në Limasol për tu përballur me AEL-in në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka publikuar videon sesi lojtarët po merrnin serum nga problemi shëndetësor që ende nuk dihet nëse ka qenë helmim nga ushqimi apo virozë e kohës.

Lojtarët që kishin probleme shëndetësore ishin Ardit Hoxhaj, Fjoart Jonuzi dhe Liridon Latifi, ky i fundit pati dhe disa minuta në takimin ndaj qipriotëve.

Skuadra shkodrane e humbi takimin e saj të parë ndaj AEL-it në Qipro me rezultatin minimal 1-0./Panoramasport.al/

Engjëll Hoti ka kompletuar transferimin te Tirana

Zyrtare: Dukagjini prezanton futbollistin nga Guinea i cili së fundmi është aktivizuar në Turqi