Kina do të bëhet superfuqi në futboll

Presidenti kinez, Xi Jinping tha se Kina duhet të vendosë praktikën e trajnimit të fëmijëve për të qenë të suksesshëm në futboll.

Ndërkohë, Kina ka miratuar një plan për reformimin e futbollit, për të promovuar më shumë këtë sport në vend. Jinping theksoi se është shumë e rëndësishme që kinezët t’i trajnojnë fëmijët për të qenë shumë më të suksesshëm si komb në futboll, transmetona Koha.

“Të shfrytëzojmë rastin që t’i zhvillojmë qysh sa janë foshnje”, tha presidenti kinez. Kina, e cila ka popullsi më shumë se rreth 1 miliard e 300 milionë banorë, aktualisht është e 85-ta në listën e FIFA-s.