Kili spiunon Perun me dron

Peru është duke akuzuar Kilin para gjysmëfinales së Kupës së Amerikës, që zhvillohet sonte pas mesnate.

Për ta mësuar taktikën se si do të luajë Peru, në stërvitjen e sotme të tyre, në ajër ka qarkulluar një dron i cili sipas peruanëve ka ardhur nga Përfaqësuesja e Kilit, të cilët në këtë mënyrë kanë incizuar përgatitjen e tyre.

Nga Kili ende askush nuk u është përgjigjur akuzave.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Argjentina dhe Paraguaji.