Real Madrid ka bërë një ‘kiks’ të madh, duke barazuar në fushën e vet 2:2 me Valencian.
Me këtë barazim, Barcelona është shumë pranë titullit kampion, pasi tani kryeson me katër pikë më shumë në La Liga.
Paco e Fuego shënuan në pjesën e parë për Valencian, derisa Ronaldo humbi një penalti.
Në të dytën, Pepe e Isco me golat e tyre ia sollën një pikë Realit.
Shkodran Mustafi luajti titullar për Valencian.