Kida zbulon se për Hazrollajn ka ofertë mbi 1 milionë euro

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se ka ofertë mbi një milion euro për anësorin, Drilon Hazrollaj

Kida ka zbuluar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini se ka oferta të majme për talentin e Malishevës, Drilon Hazrollaj.

“Po ka oferta, unë jam trajner, janë drejtorët që mund të komunikojnë, mirëpo ka oferta. Mbi milionëshe, mirëpo nuk mundem të them se cili klub. Ka ofertë mbi një milion euro,” tha ai.

Hazrollaj konsiderohet si një nga futbollistët më me perspektivë në Superligën e Kosovës.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë nëntë asistime, në 22 paraqitje këtë edicion në Superligë dhe Kupë.

“Ka probleme brenda ekipit, lojtarët nuk i binden strategjisë” – Sokoli tregon se çfarë po ndodh te Ballkani

Presidenti i Ballkanit hyri në dhomën e gjyqtarëve, reagon Statovci: Nuk ka çka lypë në zhveshtore