Kida: Nuk merituam më shumë, Fushë Kosova ka qenë kundërshtar i vështirë

Trajneri i ri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka theksuar pas barazimit me Fushë Kosovën se skuadra e tij nuk meritoi më shumë se një pikë shkaku i rasteve të humbura. 

Kida e ka cilësuar Fushë Kosovën si një kundërshtar të vëshirë, pasi edhe ekipet tjera kanë humbur pikë me këtë ekip.

“Ishte javë e vështirë për neve shkaku i situatës në klub. Kemi punuar shumë për shkak se kundërshtari ka qenë i vështirë. Në këtë stadium ka humbur pikë Drita, Prishtina e Gjilani. E kemi ditur se ndeshja ndaj Fushë Kosovës mund të vendoset në episode. Patëm raste por nuk realizuam dhe nuk merituam më shumë. Ne si skuadër kemi prodhuar shumë por edhe kemi pranuar shumë gola. Do ta aplikojmë filozofinë me lojë të mirë në fazën ofensive, por pa pësuar gola”, ka thënë Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Kombëtarja e Kosovës e të Amputuarve ka debutuar me humbje në Ligën e Kombeve

Shala: Kam pritur fitore, gabimet e shumta po ndodhin si pasojë e krizës së rezultateve