Kida: Kemi analizuar mirë Llapin dhe e kemi ditur se lë hapësira edhe në krah

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se Malisheva shfrytëzoi hapësirat që ua la Llapi në këtë ballafaqim.

“Ne kemi pasur ecuri të mirë të rezultateve. Në ndeshjen me Ballkanin kemi marrë dy gola të lehtë. Kemi analizuar mirë Llapin dhe e kemi ditur se lë hapësira edhe në krah. Kemi krijuar shumë raste, por shënuam një gol që mjafton për tri pikë. E kemi ditur që Llapi në Podujevë krijon shumë presion dhe ka energji, por lë shumë hapësira. Fati nuk e deshi të shënojmë më shumë, ndoshta edhe për meritë të portierit Ilir Avdyli. Lojtarëve në pushim u thash që nuk mjafton një gol, por merita u takon atyre sepse ishin të disiplinuar në mbrojtje”, ka thënë Kida pas ndeshjes për “ArtMotion”.

/Gazeta Olle/

Messi: Koha do të tregojë nëse do të jem në Botëror apo jo

Batatina: Humbje e dhimbshme për Llapin sepse këto tri pikë kanë vlerë për renditjen në tabelë