Kida: Ballkanin e kemi respektuar më shumë se që duhet, morëm dy gola të lehtë

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se skuadra e Ballkanit ka shumë cilësi, por golat që u pranuan kanë qenë të lehtë.

“Kishim një ekip të fortë që në të gjitha elementet e lojës është i rrezikshëm. Në ndërprerje, sulm pozicional, kundërsulme. Ne u përgatitëm për t’i rezistuar, por morëm dy gola të lehtë. Pjesa e dytë ishte e vështirë sepse kemi mundur të pranonim edhe më shumë gola. Në këtë ndeshje nuk kemi mundur të bënim më tepër. Ballkanin e kemi respektuar më shumë se që duhet. Ekipi duhet të jetë më agresiv për ta mposhtur një Ballkan të tillë. U desh të ishim më të vëmendshëm në momentet kur i pranuam golat. Kemi kualitet mjaftueshëm për të mos pranuar gola të tillë”, ka theksuar Kida për “ArtMotion”.

Daja: Vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi

Super përballje në elitën e basketbollit gjatë fundjavës, vëmendja në derbin Trepça-Peja