Khedira thërret Ozilin te Juventus

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, duket se nuk do të kontribuojë vetëm në fushën e blertë për skuadrën e tij të re, Juventus.

Sipas “Corriere dello Sport”, ai e ka ftuar mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil, që t’i bashkohet kampionit italian, pasi që edhe ashtu klubi bardhezi është në kërkim të një ’10’-shi të denjë.

Khedira dhe Ozil kanë raporte fantastike pasi që luajnë së bashku në Përfaqësuesen e Gjermanisë, por mbetet të shihet nëse Juventusi do të ndërmarrë masat në këtë aspekt. /Olle