Khedira konfirmon largimin: “Faleminderit Real Madrid”

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka konfirmuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’. Ai në një intervistë për ‘Marcan’, ka falënderuar për qëndrimin e tij pesë vjeçar në Madrid.

“E kam bërë të çartë se nëse nuk luajë shumë do të largohem në fund të sezonit, dhe kjo nuk ndodhi shkaku i lëndimeve. Do të jetë i vështirë largimi nga këtu. Madridi është më i madh se sa e imagjinoja”, tha Khedira.

Ai prej pesë vitesh ishte në Real Madrid. (Gazeta Olle)