Khedira i ka kryer testet mjekësore te kjo skuadër

Sammi Khedira e ka gjetur skuadrën e tij të re. Lajmet e fundit që vijnë nga Italia flasin se mesfushori gjerman sot në mëngjes i ka kryer testet mjekësore te Juventusi.

Khedira me sukses i ka përfunduar të gjitha detajet e testeve mjekësore dhe se tani ka mbetur vetëm edhe firma dypalëshe mes tij dhe Andrea Agnellit.

Ka gjasa të mëdha që Khedira të prezantohet bashkë te Juve me transferin tjetër të madh të kësaj skuadre, Paulo Dybala.