Khadia Brown shpallet MVP e xhiros së 13-të në Superligën e Femrave

Gjatë fundjavës që lamë pas u zhvillua xhiro e 13-të në Superligën e Femrave.

Kryendeshja e kësaj xhiro ishte derbi mes Bashkimit dhe Prishtinës, ku vajzat portokalliezi triumfuan me rezultat 82-65. Khadia Brown ishte më meritorja e kësaj ndeshje, e cila kontribuoi me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim dhe me këto statistika shpallet MVP e kësaj xhiroje. Brown ishte e saktë 2/8 për dy pikë dhe 8/14 për tri pikë.

Fitores së Bashkimit i kontribuoi edhe basketbollistja Arbnore Përquku me 15 pikë, tetë kërcime dhe 13 asistime.

Edhe pse Prishtina pësoi humbje në këtë përballje, Sarah Mgbeike pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke realizuar 23 pikë, 15 kërcime dhe dy asistime.

Fitore regjistroi edhe Trepça ndaj Vëllaznimit me rezultat 84-58, ku më e mira te mitrovicaset ishte Marshanique Hall me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.

Fitore të lehtë arriti edhe Penza ndaj United Basketball me rezultat 76-32, ndërsa më e mira në këtë përballje ishte Saranda Daci me dhjetë pikë, 14 kërcime edhe dy asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Khadia Brown (Bashkimi) 32 pikë, 6 kërcime, 1 asistim

Arbnore Përquku (Bashkimi) 15 pikë, 8 kërcime, 13 asistime

Saranda Daci (Penza) 10 pikë, 14 kërcime, 2 asistime

Marshanique Hall (Trepça) 21 pikë, 10 kërcime, 5 asistime

Sarah Mgbeike (Prishtina) 23 pikë, 15 kërcime, 2 asistime


 

Më të mirët e javës së 19-të në Superligë

Bylbyl Sokoli e nis mirë te Malisheva, mposht skuadrën gjeorgjiane në ndeshje miqësore