KH Vëllaznimi s’ka fanella, luajnë me të futbollit!

Klubi me traditë në hendbollin kosovar, Vëllaznimi i Gjakovës, ka luajtur sot kundër Drenicës me fanella të klubit futbollistik të të njëjtit qytet, Vëllaznimit. Kjo për shkak se kjo skuadër nuk posedon fare fanella të dyta, si pasojë e gjendjes së mjerueshme financiare.

E duke mos mundur të luajnë me ngjyrat e tyre tradicionale kuqezi, të cilat i bartë edhe Drenica, gjakovarët janë detyruar të luajnë me të bardhat futbollistike të Vëllaznimit, transmeton Gazeta Olle.

Lajmin ia kanë konfirmuar gazetës anëtarë të kryesisë së klubit kuqezi, duke e falënderuar për mirëkuptim klubin e futbollit.

KH Vëllaznimi po vazhdon të injorohet nga Komuna e Gjakovës dhe kryetarja Mimoza Kusari-Lila, ani pse gjatë kohëve të fundit ka zëra që situata do të përmirësohet. E deri sa Mimi s’e hapë xhepin, ata zëra mbesin vetëm zëra. /Gazeta Olle