KFF Mitrovica transferon sulmuesen që ka luajtur në Besiktas

Afati kalimtar veror po bëhet i nxehtë edhe në futbollin e femrave.

Skuadra më e organizuar në Kosovë te femrat, KFF Mitrovica, ka transferuar futbollisten Eli Jakovska, shkruan Gazeta Olle.

26-vjeçarja e cila vjen nga Maqedona e Veriut, do t’i ndihmojë kampioneve të Kosovës për një prezantim sa më të mirë në Ligën e Kampionëve.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Jakovska ka luajtur në disa skuadra, e ndër to edhe te Beskiktasi i Turqisë.

“Me qëllim që të paraqitemi sa më mirë në garat e champions league klubi ynë Kff Mitrovica ka arritur marrëveshje me një futbolliste mjaft cilësore nga Maqedonia e Veriut (Eli Jakovska) e cila ka luajtur ne Istatov(Maqedoni)Breznica(Mali i Zi) Beshiktash(Turqi) dhe se fundi ne Stara Zagora(Bullgari)”, thuhet në njoftimin e klubit.

Maqedonasja pritet që së shpejti t’i bashkohet grupit në stervitjet intensive që janë duke u zhvilluar.

/Gazeta Olle/

 

Zyrtare: Talenti kosovar nënshkruan me Interin

Depay arrin te Barcelona: Koeman më donte me ngulm, jam këtu për të fituar