KFF Mitrovica nuk ka të ndalur, shënon 20 gola në dy ndeshjat e para kampionale!

Po zhvillohet xhiro e dytë në Ligën e Parë të Femrave në Kosovë.

Kampionet e Kosovës, vashat e KFF Mitrovicës e kanë filluar edicionin e ri me një formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Olle.

Pasi e mposhtën Lirinë me rezultat të thellë 12-0 në xhiron e parë, tani mitrovicaset kanë fituar 0-8 në udhëtim te Malisheva.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar

Në ndeshjen e zhvilluar sot, Kryeziu realizoi tre gola, Biqkaj dy, ndërsa me nga një gol ndihmuan skuadrën Musaj, Gjegji dhe Tahiri.

Sezon i nisur për mrekulli nga futbollistet të cilat drejtohen nga trajnerja, Suada Jashari, ku në dy takimet e para kampionale kanë arritur të shënojnë plot 20 gola.

/Gazeta Olle/

 

 

Rroga të çmendura për realitetin shqiptar – Ja sa paguhen Ergys Kaçe dhe Liridon Latifi

Vedat Muriqi: Kam luajtur në klube të mëdha, por kur shënoj me Kosovën është shumë më ndryshe sepse shënoj për vendin tim