KF Vjosa merr vendimin përfundimtar, nuk paraqitet në ndeshjen përsëritëse ndaj Fushë Kosovës

KF Vjosa ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Garave për ta përsëritur duelin ndaj Fushë Kosovës.

Në publikimin e klubit nga Shtimja thuhet se Komisioni ka vendosur në mënyrë të njëanshme duke mos marrë aspak parasysh faktet e ofruara.

Sipas tyre, klubi vetëm fitore me rezultat zyrtar, por me këtë vendim dëshirojnë të dërgojnë një mesazh.

Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që të mos udhëtojnë fare në Fushë Kosovë për ta përsëritur ndeshjen, pasi që pretendojnë se ka prova të mjaftueshme që vendimi ishte i tillë.

Reagimi i plotë nga klubi:

REAGIM!

Sot rreth orës 15:00 në zyret e FFK-së avokati i autorizuar nga klubi sëbashku me sekretarin e klubit, dorëzuan ankesën në shkallen e dytë, pas vendimit skandaloz të marr me datë 20.04.2021nga komisioni i garave në krye me Adrian Llumnicen.

Arsyeja e kësaj ankese, nuk ka për qëllim vetëm fitoren me rezultat zyrtarë në të mirë të klubit tonë, por mesazhi që po kerkojmë që të vendoset, që e drejta po mundohet të mohohet nga përsoni i cili ishte përgjegjës në ndeshje, i cili dhunën e ushtruar ndaj KF Vjosës nga Tifozet dhe Kryesia e KF Fushë Kosovës po mundohet ta mbuloj me një vendim skandaloz, ku po mundohen ti fshehin faktet e dhunës dhe sulmeve fizike që kanë ndodh në stadium me datë 17.04.2021, kinse fajtori i vetëm i kësaj ndeshje ishte referi.

Faktet dhe ngjarja e ndodhur me date 17.04.2021 është ndryshe nga ajo që është marr vendim me datë 20.04.2021 nga komisinoni i garave në FFK në krye me Adrian Llumincen. Është për tu habitur, vet kryetari i komisionit të garave ishte prezent dhe e gjithë situata e ndodhur, dhuna fizike, sulmi ndaj ekpit të KF Vjosës nga Tifozet dhe nga kryesia e KF Fushë Kosovës, shkeljet e rregullores të FFK-së ndodhen para syve të tij, që tashmë janë të faktuara dhe janë të njohura për publikun!

Ne si klub kërkojmë nga komisoni i shkallës së dytë që këtë rast ta shqyrtojë në përpikëri me aktet normative të FFK-së, duke u bazuar në ligj. Vendimet e tilla duhet të jenë të drejta dhe të bauzara në fakte që të përqohet mesazhi i qartë për të gjithë që dhuna, huliganizimi nuk kanë vend në fushat sportive.

Prandaj, KF Vjosa nuk do të paraqitet në ndeshjen PËRSËRITËSE të datës 25.04.2021 sipas vendimit te FFK-së. Klubi ynë do të ushtroj të drejtën e tij të ankeses në shkallën dytë në FFK dhe do ti ndjek të gjitha instancat për të kërkuar drejtësinë për këtë ndeshje!
Klubi ynë do të vazhdoj garën tutje në ligën e dytë sipas kalendarit të përcaktuar nga FFK-ja duke ndjekur synimet e saj për inkuadrimin në ligën e parë.

STOP DHUNES, behu shembull!
Me respekt Presidenti i Klubit:
Avdi Sadiku.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe tekstMay be an image of një ose më shumë njerëz dhe tekst