KF Vjosa fillon të organizohet për Ligën e Parë, ‘blindon’ dy yjet e skuadrës

KF Vjosa ka filluar konsolidimin për edicionin e ri, të cilin e zhvillon në Ligën e Parë të Kosovës.

Kampionët e Ligës së Dytë kanë vazhduar bashkëpunimin me dy nga futbollistët kryesor të skuadrës, Përparim Livoreka dhe Qerim Tershana, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Shtimja gjithashtu njofton ditët në vazhdon do t’i paraqet të gjithë futbollistët e skuadrës që do të luajnë në Ligën e Parë.

Njoftimi i plotë nga KF Vjosa: 

Kapiteni Perparim Livoreka dhe Qerim Tershana vazhdojnë edhe në ligën e parë me KF.Vjosa

Pasi që i prinë KF.Vjoses të shpallet Kampion në ligën e dytë, Livo dhe Qera do të vazhdojnë ti japin stabilitet lojes tonë me përvojën e tyre.

Ditën në vazhdim do ti paraqesim lojtarët të cilët do të jenë pjesë e KF.Vjosa në ligën e parë të Kosovës në futboll.

/Gazeta Olle/ 

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare talenti i madh i futbollit

Krasniqi: Drita klub i madh, presim rezultate të mira në Evropë