KF Vëllaznimi shpallë ambasador nderi këta tre persona të famshëm

KF Vëllaznimi ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e re.

Vendimi më i rëndësishëm që është marrë në këtë mbledhje ka qenë shpallja e ambasadorëve të nderit për KF Vëllaznimin.

Lorik Cana, Shkëlzen Doli dhe Edita Doli janë shpallur nga skuadra si ambasadorë nderi, të gjithä ta kanë kontribuar për qytetin dhe i kanë qëndruar klubit afër edhe në ditët më të këqija.

Më poshtë shkrimi i plotë:

NJOFTIM:

Të dashur adhurues të KF “Vëllaznimi” Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në mbledhjen e parë te mbajtur të Kryesisë së Re të KF “Vëllaznimi”, në mesin e vendimeve të tjera, kjo kryesi ka vendosur që ti shpallë Ambasador nderi të KF “Vëllaznimi”, tre përfaqësues të denjë të qytetit të Gjakovës, të tre ekspertë të jashtëzakonshëm dhe me ndikim në fushat e tyre, brenda dhe jasht Kosovës:

1.Lorik Cana (Kapiten legjendar si dhe futbollist nderkombëtar)

2.Shkëlzen Doli (Violinist i Filharmonisë së Vjenës)

3.Edita Doli (Gazetare-drejtoreshë e emisionit “Radar” në Radio Dukagjini.

Vlenë të theksohet që ky vendim është marrur, bazuar në faktin që edhe më heret, qe të tre këta përfaqësues dinjitoz të fushës së Kulturës, Artit dhe të Sportit shqiptar e ndërkombëtar, kanë qëndruar shumë afër klubit në ditë të mira e të vështira, duke qenë të lidhur emociomalisht, pa marrë parasyshë vendqëndimit të largët të tyre nga qyteti ynë!

Distanca e largët nuk i ka penguar fare në dhënjen e kontributit të tyre në ç’do formë e mjet për Klubin e zemrës së tyre në veçanti dhe klubin e zemrës tonë në përgjithësi!

Ne jemi të bindur që, tē motivuar nga ky titull nderi, kontributi i tyre veq sa do të vie duke u shtuar dhe ndikimi i tyre do ti jep një energji të re përpjekjeve tona, jo vetëm për mbijetesë por për mobilizim sa më të madh që të gjithë të bashkuar, ta ngrisim lartë e më lartë moralin, nderin dhe emrin më të dashur për të Kuqezinjët e Jakovës dhe të qytetit të traditës e të kulturës: KF “Vëllaznimi” Na prift e mbara Kryesia e KF “Vëllaznimi”