KF Ferizaj zyrtarizon drejtorin e ri të klubit

Pas ardhjes së aksionarëve të rinj te Ferizaj, tashmë kanë filluar ndryshimet edhe brenda stafit drejtues.

Trajneri i njohur kosovar, Agron Selmani, është emëruar drejtor sportiv i klubit, shkruan Gazeta Olle.

Lajmin e ka komunikuar vetë skuadra, duke e përmbledhur një histori të biografisë së Selmanit.

Ai është edhe i çertifikuar si trajner nga shtëpia e madhe e futbollit UEFA.

Postimi i plotë:

Bordi i klubit te futbollit Ferizaj ne mbledhjen e mbajtur te dates 05.06.2021 ka vendosur te perzgjedhet Agron Selmani drejtor sportiv i klubit!

Agron Selmani eshte i lindur me 1968 ne Ferizaj, shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne qytetin e Prizrenit ndersa ne BiH – Sarajeve morri ngritje arsimore ne “Qendra per Edukimin e Trajnerve te futbollit- BIH” e licencuar nga shtepia e futbollit Europian UEFA.

Ai eshte ish futbollist i klubit te qytetit tone si dhe eshte trajner i çertifikuar me diplomat Uefa B, Uefa A dhe Uefa pro si dhe shume çertifikime te tjera nderkombetare!

Ai ka udhehequr poashtu edhe shume klube te tjera ne nivel vendi!