KF Dinamo në Grupin A, KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë

Sot në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja dhe përfaqësuesve të KF Shkëndija dhe KF Dinamo është bërë tërheqja e shortit sa i përket ndarjes së këtyre dy klubeve në grupet përkatëse të Ligës së Parë për edicionin 2023/24.

Pas shortit të tërhequr KF Dinamo do të garojë në Grupin A, derisa KF Shkëndija në Grupin B të Ligës së Parë.

Kryetari i Komisionit të Garave u dëshiroi suksese të dyja skuadrave të promovuara në këtë rang të garave, duke uruar që ato do të kenë rrugëtim të suksesshëm edhe në këtë nivel të garave.

Broja pret një sezon të madh pas vuajtjeve disa mujore

Prishtina e huazon Fitim Susurin në Ligën e Parë