Kevin Davis më i miri i xhiros së 13-të në basketboll

Basketbollisti i Trepçës, Kevin Davis është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 13-të në Superligë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Davis, të hënën është nderuar me çmimin “MVP i JAVËS”, të cilin FBK-ja po e ndanë këtë edicion pas përfundimit të çdo xhiroje të elitës së basketbollit kosovar.

Davis ishte më i dalluari dhe më i merituari për fitoren e Trepçës ndaj Bashkimit, në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në Mitrovicë.

Në fitoren e Trepçës me shifrat 84:67, amerikani Davis pati indeksin e lojës 32, pasi realizoi 24 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime.

Po ashtu, Davis ka zënë vend edhe në pesëshën më të mirë të xhiros, të cilën e përbëjnë edhe dyshja e Sigal Prishtinës, Shaheed Davis e Derrick Ëilson, si dhe Gëzim Morina i Yllit dhe Burim Zekiqi i Vëllaznimit. Pas 13 xhirove të zhvilluara në Superligë, Trepça prinë në tabelë me 24 pikë të mbledhura. /Gazeta Olle/

Presidenti Ademi priti Albion Rrahmanin, e përgëzon për rikuperimin e shpejtë nga lëndimi

Presidenti i EOC-ut, Capralos takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Hajrulla Çeku