Shkëndija dhe Shkupi janë duke e luajtur ndeshjen më të tensionuar në vitet e fundit në mes të dy skuadrave.
E gjitha kjo filloi pas disa postimeve në rrjetet sociale nga dy tifozeritë, Shvercerat dhe Ballistët.
Tifozët e Shkupit, Shvercerat janë ndaluar nga Policia e Maqedonisë të udhëtojnë në Tetovë, ndërsa tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët e FC Shkupit gjatë hyrjes në stadiumin Marshin Beqiri.
Ndeshjen live mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.