Këtu mund ta shikoni LIVE ndeshjen Royal Antwerp – Drita

Drita e zhvillon sot(e enjte) ndeshjen e parë ndaj Royal Antwerp, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” përballen ndaj skuadrës së njohur belge në udhëtim, me fillim nga ora 19:00, shkruan Gazeta Olle.

Vendasit janë favorit të mëdhenj në letër për ta fituar këtë takim, por skuadra kosovare ka udhëtuar drejt Belgjikës për të shkaktuar befasi.

Kujtojmë se Drita është skuadra e vetme kosovare që arriti me një fitore të kaloj një raund në garat evropiane.

Klubi i Antwerpit ka njoftuar se do ta transmetojë LIVE këtë ballafaqim në faqen e tyre zyrtare në Youtube.

Ndeshjen mund ta ndiqni përmes këtij linku:

/Gazeta Olle/ 

Në Skenderaj mbahet turneu memorial “Idriz Prekazi”, Ademi përgëzon pjesëmarrësit

Shkëndija shënon fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Valmieras