Këto ndeshje luhen sot në top ligat evropiane, spikasin disa derbi

Në top pesë ligat evropiane sot do të zhvillohet disa ndeshje mjaft interesante.

Dita hapet me sfidën mes West Hamit dhe Chelseas nga ora 13:30, ndërkohë në ora 16:00 Liverpooli i shkon Wolvesit, ndërsa Man City takohet me Watfordin nga ora 18:30.

Në anën tjetër në Bundesligën gjermane do të zhvillohet derbi mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich nga ora 18:30.

Sfida tejet interesante do të jenë edhe në Serie A, ku Milani e pret Salernitanan në ora 15:00, Roma takohet me Interin në ora 18:00 kurse Napoli dhe Atalanta ballafaqohen nga ora 20:45.

Edhe në La Liga të Spanjës do të jenë në program disa ndeshje mjaft interesante ku spikasin dy prej tyre.

Barcelona e pret Betisin nga ora 16:15, ndërsa Real Madridi përballet me Real Sociedadin nga ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në top pesë ligat evropiane.

Kuka: Është koha që xhudo të shihet më ndryshe, të bëhet pjesë e sistemit edukativo-arsimor

PSG nxjerr 6 futbollistë në shitje