Kush po e kërkon në Serie A, Sokol Cikalleshin?

Sokol Cikalleshi nën vëzhgimin e ekipeve të Serie A. Pista e Italisë rikthehet, por kësaj here nuk është Sampdoria, por ekipi tjetër i të njëjtit qytet Genoa shkruan Calciomercato.com. Sulmuesi i Kombëtares i cili luan për RNK Split-in ka edhe një tjetër pretendent, që është Torino ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër kuqezi Migjen Basha.

Ekipet e Serie A e dëshirojnë atë në verë. Uebsiti i njohur për lajmet e merkatos vlerëson si një sulmues të fuqishëm Cikalleshin që ka spitakur në miqësoren me Italinë në muajin nëntor. 24-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer të RNK Split-i duke qenë vendimtar në disa ndeshje duke shënuar 13 gola. (sportal.al)