Këto janë tetë kriteret që vendosin fatin e liderit në Ligën e Kombeve

Në Ligën e Kombeve, nëse dy kombëtare përfundojnë me pikë të barabarta, renditja dhe kualifikimi përcaktohen nga disa kritere.

Rumania ka arritur fitore gjigande në Fadil Vokrri, dhe kjo do jetë ndihmesa më e madhe e tyre në rast kualifikimi, shkruan Gazeta OLLE.

Duke parë që romunët pas Kosovës luajnë ndaj Qipros, nuk pritet ndonjë mrekulli dhe Kosova duhet të synoj vetëm fitoren.

Ja renditja e kritereve kryesore në rast se Kosova fiton ndaj Rumanisë.

1.Rezultatet e drejtpërdrejta mes ekipeve – Pikët e fituara në ndeshjet e luajtura mes ekipeve me pikë të barabarta.

2.Dallimi i golave në ndeshjet e drejtpërdrejta – Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes këtyre ekipeve.

3.Golave të shënuar në ndeshjet e drejtpërdrejta – Numri i golave të shënuar në ndeshjet mes tyre.

4.Dallimi i përgjithshëm i golave – Diferenca e golave në të gjitha ndeshjet e grupit.

5.Golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit – Numri total i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.

6.Numri i fitoreve – Numri i ndeshjeve të fituara në grup.

7.Numri i fitoreve jashtë fushe – Fitoret e arritura si mysafir.

8.Fair Play – Përcaktimi i renditjes në bazë të sjelljes sportive (kartona të verdhë, të kuqë).

Nëse këto kritere nuk janë të mjaftueshme për të vendosur renditjen, atëherë aplikohet shorti për të përcaktuar ekipin që kualifikohet.

Duka flet për organizimin me serbinë, tregon se Zhegrova mbetet lojtari i tij i preferuar te Kosova

Kosova thyen rekord ndaj Qipros, testi i vërtetë ndeshjen e ardhshme