Këto janë të gjitha skuadrat që siguruan kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Sot u zhvilluan edhe pesë ndeshje në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës.

Dy skuadrat e Superligës, Drita dhe Dukagjini kanë arritur të kalojnë tutje, shkruan Gazeta Olle.

Gjilanasit me mjaft mund mposhtën Drenasin pas vazhdimeve, me rezultat 1-0, ndërsa klinasit fituan 4-2 në udhëtim te Liria.

Ferizaj siguroi biletën për 1/8 e finales, duke eleminuar Flamurtarin 0-3, pas vazhdimeve. Arbëria mposhti Vitinë me rezultat të thellë 4-0.

Në ndeshjen tjetër, Trepça u befasua nga skuadra e Ligës së Dytë, KEK-u, duke u eleminuar me rezultat minimal 1-0.

Tashmë dihen të gjitha skuadrat të cilat janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës: Prishtina, Ballkani, Drenica, Gjilani, Llapi, Malisheva, Fushë Kosova, 2 Korriku, Ramiz Sadiku, Ulpiana, Onix, Dukagjini, Drita, Ferizaj, Arbëria dhe KEK-u.

/Gazeta Olle/

Trajneri i NBA pranon fanelën e Kosovës

Rikthehet Eriksen, i nis stërvitjet me skuadrën daneze