Këto janë skuadrat më të padisiplinuara pas xhiros së parë

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar statistikat e javës së parë të Vala Superligës, katër ditë pas përfundimit të ndeshjeve.

Katër skuadrat që janë ndëshkuar më së shumti me kartonë të verdhë në javën e parë janë Prishtina, Vëllaznimi, Drita dhe Vllaznia, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Këto skuadra u ndëshkuan nga katër herë me të verdhë.

Ndërkohë, kartoni i vetëm i kuq vjen nga Flamurtari, ku ndaj 89-shit u përjashtua Adrian Çavolli.

Pas tyre renditen Liria dhe Llapi me nga tri zverdhje.