Këto janë skuadrat e Superligës që ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë përforcim në merkaton verore

Skuadrat vendore menjëherë kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm futbollistik.

Disa nga klubet e Superligës tashmë janë përforcuar maksimalisht për sezonin 2022/23, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimi i Kastriot Selmanit te FC Drita

Megjithatë, shumë skuadra po qëndrojnë ende nën hije, sa i përket zyrtarizimit të futbollistëve të rinj.

Gjithsej gjashtë skuadra të elitës së futbollit kosovar ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë përforcim pas përfundimit të sezonit.

Gjilani, Prishtina, Dukagjini, Drenica, Malisheva dhe Trepça ‘89 janë skuadrat që deri më sot mbeten pa asnjë transferim veror.

Gjilani dhe Prishtina janë dy skuadrat e vetme që kanë bërë ndryshime në stafin teknik, duke arritur marrëveshje me trajnerët e rinj, Zekirija Ramadani te kuqebardhët, e Ismet Munishi te bardhekaltrit.

Zekirija Ramadani

Problem të madh mund të kenë kuqezinjtë e Drenicës, të cilët për shkak të problemeve financiare me shumë mundësi mund të kenë bllokadë të merkatos nga UEFA.

Ndërsa transferime pritet të ketë tek Malisheva, Dukagjini dhe Trepça ‘89 e sapo rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Në anën tjetër, skuadrat si Drita (6 transferime), Ferizaj (6 transferime), dhe Llapi (4 transferime) kanë qenë të pandalshme duke prezantuar shumë futbollistë të transferuar, keq nuk e kanë lënë as kampionët e Ballkanit, të cilët kanë prezantuar dy afrime të reja deri më tani. /Gazeta Olle/ 

 

West Hami e dëshiron futbollistin shqiptar

Kumbulla: Synimi është të çojmë sa më lart Shqipërinë e Romën!