Këto janë kushtet që Ferizaj i ka vendosur Arbërisë për ta përdorur stadiumin e tyre

Arbëria vazhdon të mbetet pa shtëpi.

Skuadra dobrajase është “shetitur” nëpër qytete të ndryshme të Kosovës për të luajtur takimet e tyre si vendas, shkruan Gazeta Olle.

“Stuhia e Kuqe” fillimisht luante në “Agron Rama” të Obliqit e pastaj edhe në “Xhemail Ibishi” të kryeqytetit, ndërsa tani pranverën do e nisin në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

Por, për të luajtur aty Arbëria është dashur të pajtohet edhe me disa kushte.

Përveç pagesës që ata duhet të kryejnë për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e fushës, Arbërisë i është vendosur edhe një kusht tjetër shumë interesant.

Gazeta Olle nga burime të afërta me klubin mëson se skuadra nuk do të ketë mundësi ta përdorë stadiumin gjatë ditëve të vikendit (të shtunën dhe të dielen), arsyet për këtë gjë nuk dihen mirëpo klubi tashmë ka filluar bisedimet me FFK-në për zhvendosjen e takimeve të tyre nga vikendi në ditët e tjera të javës.

Arbëria barazoi sot kundër Trepçës ’89 ndërsa në vijim do të luaj përballë Prishtinës./GazetaOlle/