Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj sot ndeshjen e tretë në kuadër të kampanjës kualifikuese për Ligën e Kombeve.
Dardanët do të përballen me Përfaqësuesen e Irlandës së Veriut në një ndeshje shumë të rëndësishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Në anën tjetër mysafirët nga Irlanda e Veriut kanë vetëm një pikë, pasi pësuan humbje nga Greqia dhe barazuan me Qipron.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë përballje.
Fitorja e Kosovës është llogaritur me kuotën 2.15, barazimi 3.10, kurse për triumfin e irlandezoveriorëve kuota është 3.60.
Kosova ka shumë mungesa për këtë takim, pasi mungojnë Arijanet Muric e Fidan Aliti shkaku i kartonëve, derisa Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.
Dueli mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45./Gazeta Olle/