Këto janë katër skuadrat e Superligës që janë në gjumë

Në të kaluarën jemi mësuar që Prishtina t’i kryej e para transferimet, duke i lënë të tjerët me gishta në gojë, por këtë vit klubi më i madh në Kosovë është në gjumë të thellë. Edhe pse stërvitjet pritet të fillojnë me 12 korrik, Prishtina ka arritur të transferojë vetëm talentin, Atdhe Grajqevci, ndërsa ende nuk dihet fati i Besnik Krasniqit. Nga skuadra mund të largohen disa lojtarë nga ata që e kanë bartur barrën kryesore.

Prishtina

Kosova e Vushrrisë edhe pse nuk ka një vit që e ka fituar titullin ende është në gjumë. Në mbledhjen e mbajtur së fundmi kryesia u ka thënë lojtarëve që nuk ka para momentalisht. Klubi që u shpall kampion fal investimeve të Jeton Sadikut, është duke treguar që ai qytet nuk mund ta mbajë klubin në majë me biznesmenët lokal.

llamkos kosova

Drita edhe pse është emër i madh i futbollit ende nuk ka filluar të lëvizë. Flitet që Bekim Isufi ka arritur marrëveshje si trajner, por nuk është duke e bërë këtë gjë publike pasi që financat e klubit janë shumë të dobëta. Ende nuk kanë marrë asnjë futbollistë ndërsa disa lojtarë mund tu largohen.

Drita

Drenica është në gjumë total. Klubi që njihej në të kaluarën për një buxhet të mirë dhe të sigurt, këtë vit ka ngecur. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë përgatitjet, ndërsa shumë pak lojtarë ka në kontratë.

Drenica

 

Klubet që kanë lëvizur sa u përket blerjeve dhe rinovimeve janë Feronikeli, 89-shi, Besa, Istogu, Gjilani, Llapi, Liria dhe Hajvalia.