Skuadrat kosovare që do t’i zhvillojnë ndeshjet në arenën ndërkombëtare, tashmë kanë filluar fazën përgatitore.
Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë vendosur në Ohër, para dueleve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Olle.
Sot do të zhvillohet një miqësore interesante në mes të Ballkanit dhe Llapit, me fillim nga ora 18:00.
Skuadra e Batatinës ka zbuluar edhe agjendën e plotë për fazën përgatitore.
Këto janë të gjitha ndeshjet që bardhekaltrit do t’i zhvillojnë në Ohër.
Më 24.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – SC Gjilani)
Më 26.06.2022 – ora 18:00 (Makedonija GP – KF Llapi)
Më 28.06.2022 – ora 18:00 (KF Llapi – KF Laçi)”
/Gazeta Olle/