Deri ‘dje’ pjesë e Vushtrrisë edhe në fushë, këtë herë u rikthye në “Ferki Aliu” si kundërshtar.
Për më tepër i dënoi edhe me një gol, që doli të jetë vendimtar në fitoren 1:0 të Prishtinës ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
Labinot Osmani shënoi golin e tetë me Prishtinën, të 16-tin në përgjithësi.
“Me rëndësi ishin tre pikët, por që nga ardhja e trajnerit besoj se sot kemi luajtur pak më dobët, por të rëndësishme janë pikët e shpresoj të vazhdojmë vetëm kështu. Edhe vushtrriasit luajtën mirë, por sot fati ishte në anën tonë, kurse sa i përket publikut, dihet që në Vushtrri janë të flaktë dhe patjetër që në çdo ndeshje kërkojnë fitore dhe i kuptoj plotësisht”, deklaroi Osmani pas ndeshjes, shkruan prishtinafc.com, përcjell GazetaOlle.com.