Albin Kapra u huazua gjatë ditëve të fundit tek Trepça ’89.
Mbrojtësi i ri që u ftua edhe nga Kosova U-21 nuk pati minutat e duhuara gjatë vjeshtës, dhe me afrimin e Shalës tek Ballkani skuadra vendosi që ta huazojë atë tek një skuadër tjetër kosovare, shkruan Gazeta Olle.
Klubi me fat që tashmë mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit të talentuar është Trepça ’89.
Disa fjalë për paraqitjen e parë të tij tek skuadra e re i ka pasur edhe mbrojtësi i krahut të majtë.
“Premtoj vetes, pavarësisht sa vështirë bëhen gjërat ju asnjëher nuk do të dorëzoheni për ëndrrat që keni” – ka shkruar Kapra në profilin e tij.
Trepça ’89 do të synojë sigurimin e mbijetesës sa më herët që është e mundur në stinorin pranverorë./GazetaOlle/