Këto janë fjalët e para të Alban Dragushës pasi u emërua trajner i Vushtrrisë

Alban Dragusha është rikthyer në klubin e Vushtrrisë, por kësaj radhe si kryetrajner. 

Dragusha në ditën e parë të tij në “Ferki Aliu” e përshkruan si shumë emocinale ngase në këtë stadium thotë se ka kaluar momentet më mira në karrierën e tij dhe për të ky qytet mbetet gjithmonë edhe shtëpia e tij.

“Së bashku me stafin teknik do të ndërtojmë një ekip duke u dhënë shumë më shumë rëndësi talentëve të rinjë”, tha fillimisht ai për faqen zyrtare të klubit.

Sipas tij nga Vushtrria gjithmonë kanë dalë talentë dhe se edhe tash ky ekip ka shumë potencial që të nxjerr talentë të tillë.

“Synimet janë të qarta, krijimi i një ekipi ku përparësi do të kenë lojtarët e rinjë e që në Vushtrri ka shumë dhe se do të jetë konkurencë shumë e madhe për të siguruar vend në ekipin startues”, tha Dragusha.

Kujtojmë se Alban Dragusha për tri vite me radhë ishte ndihmëstrajner te Drita, ku mori një përvojë të madhe.

 

Premtohet spektakël në FIBA 3×3 Challenger Prishtina

Skuadra e Atdhe Nuhiut emëron trajner ish-sulmuesin e madh gjerman