Këto janë dy skuadrat që nuk dinë për humbje në shtëpinë e tyre

Feronikeli nga Drenasi dhe Besa e Pejës, janë dy skuadrat e vetme në Superligën e Kosovës që nuk kanë pësuar humbje si vendas pas 26 xhirove të luajtura në Superligën e Kosovës në futboll.

Këto dy skuadra kanë treguar edhe formën më të mirë si vendas.

Feronikeli i ka luajtur 13 ndeshje në “Rexhep Rexhepi”, ku ka shënuar 10 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje, 21 gola të shënuara dhe vetëm 3 të pësuara. Saktësisht drenicasit kanë marr 33 pikë në shtëpi, prej 39 të mundshme.

Ndërkaq, Besa ka luajtur në “Shahin Haxhiislami” 14 ndeshje, me 10 fitore, 4 barazime dhe asnjë humbje, 21 gola të shënuara dhe vetëm dy të pësuara.

Prej 42 pikëve të mundshme, pejanët kanë marr 34.

Hajvalia është skuadra që renditet e treta si vendas, shkruan Infokusi, me 10 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje