Këto janë dështimet në organizimin e ndeshjes Shqipëria-Armenia

Përpos hyrjes në fushë të disa tifozëve, delegati i UEFA-s ka vënë re edhe disa dështime tjera të organizimit në ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë kundër Armenisë, që u zhvillua të dielën në Elbasan.

Bëhet e ditur që lojtarët e të dyja përfaqësueseve janë larë me ujë të ftohtë pas ndeshjes, një shkelje për të cilën Shqipëria ishte dënuar me rreth 15 mijë franga zvicerane pas takimit me Danimarkën në Tiranë, shkruan Gazetaolle.com.

Dështime tjera në organizim ka qenë qëndrimi e një stafi të FSHF-së në pistë (gjë që nuk lejohet), mungesa e wirelessit në stadium dhe ngarkesa e rrjeteve telefonike.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet verdikti përfundimtar i Komisioneve përkatëse të UEFA-s, për shkeljet që i ka bërë Shqipëria në sfidën ndaj Armenisë. /Gazeta Olle