Këto janë çmimet stratosferike të biletave të fluturimeve nga Roma për të shikuar finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë

Roma dhe Feyenordi do të jenë ekipet e para që luajnë finalen e kompeticionit më të ri europian, Liga e Konferencave, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, më 25 maj.

Roma do të ketë në dispozicion 6 mijë bileta, 166 prej të cilave janë përzgjedhur nga vetë klubi për tifozët që ishin pjesë në humbjen turpëruese 6-1 të ekipit në Norvegji përballë Bodo/Glimt.

Gjithashtu ka disa tifozë që e kanë prerë biletën për në Tiranë, që të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.

Siç bënë me dije media italiane, “Corriere dello Sport”, çmimet e fluturimeve nga Roma në Tiranë kanë kapur një shifër stratosferike, të cilat shkojnë në më shumë se 400 euro.

Gjithashtu, ajo thekson dhe se biletat nuk do të jenë në shitje për një kohë të gjatë, kështu që tifozët duhet të mendojnë dhe për një udhëtim të gjatë me makinë.

UEFA inspekton “Kukës Arena”, stadiumi përmbush kushtet për kategorinë e tretë

Florent Muslija realizon gol, ia dedikon atë presidentit Ademi