Batatina zbulon dy arsyet kryesore për humbjen e sotme të Llapit

Llapi është mposhtur në shtëpi në xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Batatinës humbi në “Zahir Pajaziti” nga Dukagjini, me rezultat 1-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes është prononcuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili fajin kryesor për humbjen e sotme ia la lodhjes së madhe dhe mungesave.

“Mendoj se bëm një gabim në pjesën e parë, pranuam një gol të cilin faza e mbrojtjes nuk duhet ta lejojë. Në pjesën e parë nuk patëm raste, nuk krijuam shumë. Në mesjavë, skuadra harxhoi shumë energji ndaj Gjilanit. Ka qenë periudhë me katër ndeshje pa ndërprerë, në mesjavë e fundjavë. Kjo ka ndikuar në ndeshje.

Kemi pasur edhe mungesa që ndihmoi të mos kemi sukses. Në pjesën e dytë ndryshova taktikisht, u munduam ta bënim maksimumin, nuk shënuam me Shillovën e Veliun. Golin e dytë e pranuam pa nevojë. Kemi mundur të marrim rezultat pozitiv, por nuk ishte dita e Llapit. Llapi është ende në garë për Kupë dhe Evropë po ashtu”, tha Batatina.

Llapi me këtë humbje mbetet në pozitën e katërt me 41 pikë, ndërsa Dukagjini tani ka 29 pikë në vendin e tetë. /Gazeta Olle/

Arsim Thaçi flet pas ndeshjes me Gjilanin, akuza për gjyqtarin kryesor dhe VAR-in

Dallku pas fitores ndaj Llapit: Kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh