Këto janë 16 skuadrat e mbetura që do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës

Tashmë janë mësuar 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës. 

Ballkani është ekipi i fundit që sot siguroi “biletën” për fazën e ardhshme të Kupës, pasi mposhti 1-3 Phoenixin e Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.

Shtatë skuadra nga elita e futbolli kosovar janë në mesin e 16 më të mirave.

Në 1/8 e finales janë kualifikuar edhe shtatë skuadra nga Liga e Parë, teksa dy të tjera kanë shënuar sukses të madh, duke arritur kualifikimin nga Liga e Dytë.

Kjo është lista e plotë e skuadrave që kanë arritur në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Superliga: Llapi, Dukagjini, Malisheva, Trepça ’89, Gjilani, Prishtina, Ballkani.

Liga e Parë: Feronikeli 74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, A&N, Fushë Kosova, Liria.

Liga e Dytë: Prizreni, Behar.

/Gazeta Olle/ 

Ballkani bëhet skuadra e fundit që siguron “biletën” për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

Një tjetër barazim pa gola në Botëror, Uruguai dhe Koreja e Jugut ndajnë pikët