Këto ishin fjalët e Amir Rrahmanit pas barazimit me Greqinë

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për media pas barazimit 1-1 që ‘Dardanët’ e nxorën në minutën e fundit të ndeshjes ndaj kombëtares greke.

Mbrojtësi i skuadrës së Napolit vlerësoi ekipin, duke thënë se në dy takimet e fundit Kosova ka rikthyer formën e dikurshme.

Rrahmani me pas shtoi se kjo ishte ndeshja ma e mirë e ‘Dardanëve’ në tri ballafaqimet me Greqinë.

“Dy lojtë e fundit e ndjej që jemi kthyer në formën e dikurshme. E shoh se kemi emocion dhe fuqi në grup. Besoj jemi kthyer në ekipin që kemi qenë. Besojmë në njëri tjetrin dhe besoj që ka qenë afër të bënim ndeshje perfekte. Ka vend për përmirësime por mund të bënim mirë. Nuk isha në Greqi, por në tri ndeshje që luajtëm ndaj tyre, kjo e sotmja ishte më e mira. Do të thoja kështu edhe po të pësonim”, deklaroi Rrahmani.

Kosova të mërkurën e pret Spanjën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kjo është renditja në grupin e Kosovës pas ndeshjeve të djeshme

Pas Ergys Kaçe, Partizani prezanton edhe tre futbollistë